Teksa Specialja ka nisur gjykimin, jashtë objektit kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

11:20 | 03 Prill 2023

Teksa Gjykata Speciale ka nisur gjykimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare, jashtë saj po protestohet për drejtësi.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë në diasporë, por edhe që kanë udhëtuar nga Kosova në Hagë, po kërkojnë drejtësi në këtë gjykim, duke thënë se UÇK-ja nuk gjykohet, pasi ishte e pastër.

Të dielën në Prishtinë ishte mbajtur një marsh i madh për drejtësi.

Pas atij marshi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ishte nisur për në Hagë.

E atje tashmë ka nisur kundërshtimi në rrugë, ku po kërkohet drejtësi.

Më poshtë disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Komento: