Televizion spanjoll zbulon ofertën e Barcelonës për Messin, vetëm që ta rinovojë kontratën

21:21 | 03 Korrik 2021

Televizioni spanjoll: Barcelona i ofroi Messit 300 milionë euro për dy sezone.

Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito” ka befasuar të gjithë me lajmin e fundit të dhënë.

Televizioni pretendon se Barcelona i ka ofruar yllit të skuadrës, Lionel Messi kontratë për dy sezone me vlerë 300 milionë euro.

Pretendohet se Barcelona do t’i paguajë 200 milionë euro në dy vitet e para, pastaj 100 milionë euro në tre vitet e ardhshme pa luajtur fare.

Në rast që këto vlera janë të vërtet, atëherë kjo shifra janë të ‘çmendura’ duke marrë parasysh se Barcelona ka borxhe në vlerë 1 miliardë euro.

Komento: