
Vendi ynë po përballet me temperatura të larta.
Për këtë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë propozim që në shum institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në 30min.
Ndërsa të hënën Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për kujdes gjatë ditës si dhe ka publikuar disa rekomandime për kujdes nga temperaturat e larta.
Sipas IKSHPK-së e domosdoshme është marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si tetë gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale.