Tërmet në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tërmet në Kosovë

23:11 | 07 Nëntor 2019

Një tërmet i shkallës 2.1 Rihter ka goditur sot rajonin e Gjilanit.

Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Përpos Gjilanit, sot më herët lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.

Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatërat në afërsi të Gjilanit, Malishevë e Uglar.

Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve.

Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve Rihter ka goditur në orët e vona këtë vend.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!