Tërmet në Milan, infektohet me koronavirus Ibrahimoviç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tërmet në Milan, infektohet me koronavirus Ibrahimoviç

15:28 | 24 Shtator 2020

Koronavirusi ka goditur Milanin.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Skuadra e Milanit iu nënshtrua testeve për koronavirus gjatë ditës së djeshme para ndeshjes me Bodo/Glimt, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Pasi Leandro Duarte rezultoi pozitiv në testin e parë, Rossonerët tashmë kanë marrë përgjigjen e testeve të dyta dhe një tjetër lojtar i tyre është i infektuar me koronavirus. Ai është Ibrahimovic.

Kujtojmë se 38-vjeçari realizoi dy gola ndaj Bolognas dhe vetëm tre ditë më pas, ai duket se është infektuar me COVID-19.

Milan luan sonte përballjen me skuadrën modeste nga Norvegjia, me fillim nga ora 20:30.

Komento: