Tërmet te Milani- Tonali transferohet te rivalët e Rosonerëve

19:21 | 21 Qershor 2021

Çfarë po ndodh te Milani? – Tonali transferohet te rivalët e Rosonerëve.

Eksod te Milani edhe Sandro Tonali largohet nga San Siro.

Lajmi për transferimin e Hakan Calhanoglut te Interi është tema kryesore në botën e futbollit.

Futbollisti turk ka tronditur tifozët e Milanit duke zgjedhur që ta vazhdojë karrierën te rivalët e përjetshëm.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane edhe Sandro Tonali është pranë largimit nga San Siro.

Rosonerët i kanë kërkuar Brescias të ul kërkesat për Tonalin, ndërsa presidenti Cellino ka refuzuar kërkesën e Milanit dhe madje i ka dhënë ultimatum.

Te Milan nuk janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për Tonalin dhe 21-vjeçari pritet të rikthehet te Brescia.

Nga kjo mundësi kërkon të përfitoj Interi dhe Neroaxurët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Tonalit.

Tonali ishte pranë transferimit te Interi edhe verën e kaluar, mirëpo në fund përfundoi te Milani.

Komento: