Tërmeti godet Tiranën, reagimi i papritur i moderatoret shqiptare në emisione LIVE

13:25 | 29 Janar 2020

S’ka qetësi nga tërmetet në Shqipëri.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 i shkallës richter tundi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme.

Epiqendra ishte në Hamallë ndërkohë që edhe kryeqyteti u trondit ndjeshëm.

Mbrëmjen e djeshme tërmeti ka rënë ndërkohë që gazetarja Sonila Meço ishte LIVE në Tempora.

Ajo i kërkon publikut të mos lëvizë dhe të ruajnë qetësinë.

Edhe folësja e lajmeve të OraNeës gjithashtu po jepte lajmet në atë moment por shumë qetë raportoi se një tërmet po trondiste vendin në momentin që ajo po fliste.

Komento: