Tërmeti i rëndë në Tajvan, Hoti ngushëllon familjet e viktimave

11:03 | 03 Prill 2024
termeti-i-rende-ne-tajvan,-hoti-ngushellon-familjet-e-viktimave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë në Tajvan.

Ai tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.

“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta. Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore. 🙏🇹🇼”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Komento: