Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

16:56 | 11 Tetor 2023
terroristi-serb-lirohet-nga-qkuk-ja,-dergohet-ne-paraburgim

I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.

“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.

Pas lirimit, ai do të dërgohet në paraburgim.

Terroristi serb u plagos gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë.

Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë.

Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos edhe polici Alban Rashiti.

Komento: