Testimi për Covid-19 në ordinancat private, VV kërkon të dijë si u licencuan ato

16:58 | 11 Gusht 2020

Lëvizja Vevëvendosje kërkon të dijë si u licencuan ordinancat për të bërë teste për koronavirus.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka parashtruar kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2.

Që nga dje laboratorët privatë do të kenë të drejtë për të kryer testimet për COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve sot u bë thirrje që të mos manipulohet me to nga laboratorët privatë.

Komento: