Testohet Ronaldo për koronavirus, këto janë rezultatet

13:23 | 22 Mars 2020

Ronaldo testohet për koronavirus, këto janë rezultatet.

Testit për koronavirus i është nënshtruar edhe Cristiano Ronaldo.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë testet për koronavirusin.

Në kohën kur pandemia Covid19 po rrezikon gjithë botën, nën kontroll janë edhe yjet e futbollit. Në Madeira të Portugalisë, Ronaldo ka mësuar se është negativ në Covid19, bën të ditur ‘Sky’, transmeton lajmi.

Rezultatet e lojtarit vijnë dy javë pas ndeshjes që skuadra e Juventus luante kundër Inter. Ronaldo duket se ka shpëtuar nga virusi.

Deri më tani, të prekur janë vetëm tre lojtarë nga skuadra e Juventus; Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Komento: