Tetë zyrtarë policorë po marrin tretman mjekësor pas vetaksidentit me autoblindë në veri

21:38 | 13 Dhjetor 2024

Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot.

Për Klankosova.tv Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, tha se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të tetë zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk dihet se ndonjëri ka nevojë të dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinke Universitare të Kosovës”, tha thënë Mustafa-Hakaj.

Komento: