Tha se e ka parë draftin e Asociacionit/ Gashi ia kujton Haradinajt Demarkacionin: E pranoi pas 3 vitesh protesta

16:12 | 09 Nëntor 2023
tha-se-e-ka-pare-draftin-e-asociacionit/-gashi-ia-kujton-haradinajt-demarkacionin:-e-pranoi-pas-3-vitesh-protesta

Avokati Tomë Gashi ka komentuar çështjen e Asociacionit, për  draftin e të cilit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se e ka parë.

Ndryshe nga ai, PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë draftin në takim me Lajçakun.

Gashi ka thënë se deklarata e Haradinajt duhet të merret me rezerva, derisa i ka kujtuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se dikur Haradinaj e kundështonte Demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa kur erdhën në pushtet e pranuan.

“Draftin … unë se kam parë dhe besoj që edhe ata që deklarojnë se e kanë parë, duhet të marren me shumë rezerva, sepse dikur thonin që Demarkacinoni me Malin e zi është shumë i dëmshëm dhe protestuan 3 vjet kundër, pastaj e morën pushtetitn për 18 muaj, e “panë” që demarkacioni nuk qenka edhe aq i dëmshëm dhe kështu Kosova i humbi përjetësisht mbi 8250 hektarë tokë të Koosvës”, ka thënë Gashi.

Komento: