Thaçi bën thirrje të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë

12:12 | 10 Maj 2019

Kufiri që e ndan Kosovën nga Shqipëria nuk po i pëlqen presidenti Hashim Thaçit.

Ai ka bërë thirrje që të heqet përgjithmonë kufiri që ndanë Kosovën dhe Shqipërinë.

Presidenti ka thënë se pika kufitare në Morinë ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë dhe së është vendosur jashtë vullnetit të popullit, përcjell ORAinfo.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e Thaçi në Facebook.

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.

Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH

Komento: