Thaçi me vendim të prerë: Nuk synoj një mandat tjetër në zyrën e presidentit

22:22 | 24 Shtator 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nuk do të kandidojë më për postin e presidentit të vendit.

“Definitivsht nuk synoj një mandat tjetër në zyrën e presidentit”, është shprehur Thaçi në T7.

Ndërsa për kandidaturën e Haradinajt, Thaçi refuzoi të komentojë.

“S’mendoj hiç për kandidaturën e Haradinajt. Është çështje e spektrit politik, jo e imja”, ka thënë Thaçi.

“Nëse më konfirmohet aktakuza do të jap dorëheqje automatikisht”, shtoi Thaçi.

Komento: