Themelorja në Prishtinë që tri ditë pa ujë, kërkojnë zgjidhje, ndryshe do ta ndërpresin punën

15:48 | 19 Tetor 2023
themelorja-ne-prishtine-qe-tri-dite-pa-uje,-kerkojne-zgjidhje,-ndryshe-do-ta-nderpresin-punen

Gjykata Themelore në Prishtinë që tri ka mbetur pa ujë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga vet gjykata.

“Kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë’, thuhet në komunikatë.

Nga kjo gjykatë kanë thënë se nëse nuk merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi, këta të fundit do ta ndërpresin punën.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë prej tri ditë radhazi është duke u përballë me mungesë të ujit.

Kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë.

Përmes këtij reagimi, Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente si Kompania e Ujësjellësit Regjional KUR Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate, në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale./Front Onlione

Komento: