Theo Hernandez me fjalë të mëdha pas ndeshjes me Beneventon

11:25 | 02 Maj 2021

Theo Hernandez ka qenë një nga protagonistët e fitores së marrë nga Milan-i kundër Benevento-s të shtunën në mbrëmje.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe, po rritemi”, ka thënë mbrojtësi i kuqezinjve pas ndeshjes.

“E kërkoja golin prej shumë kohësh dhe jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin e shënuar. Do të luftojmë deri në fund, do të japim gjithçka”.

“Festa pas golit? I dedikohej një miku në Madrid”.

Komento: