Thiago po transferohet te Liverpooli, ҫmenden tifozët e Manchester Unitedit

20:01 | 17 Shtator 2020

“Çmenden” tifozët e Man United, kur e shohin se Thiago Alcantara po transferohet te Liverpooli.

Tashmë skuadra e Liverpoolit ka arritur marrëveshje me klubin e Bayernit për transferimin e mesfushorit, Thiago Alcantara.

Thiago do të kalojë në “Anfield” për çmimin 27 milionë euro.

Me të dëgjuar këtë lajm, tifozët e Man United shpërthejnë me komente në lajmin për transferimin e spanjollit.

“Për të gjithë fansat e Man United në të gjithë botën këtë sezon ne të gjithë do të qajmë kur Thiago dërgon ato pasime për Salah, ne të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhë në Anfield”, tha njëri nga tifozët e Man United.

“Unë gjithmonë e dija se Liverpoolit do të firmoste me të, ai nuk e kishte qëllimin për një skuadër tjetër”. vazhdoi tjetri

“Liverpooli ka marrë një futbollist klas, asnjë skuadër nuk do t’i afro.

Komento: