Thiago Silva “shpërthen” ndaj Ramos

10:45 | 28 Gusht 2021

Thiago Silva, ka pranuar se vendimi i Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Sergio Ramos e ka lënë atë me të vërtetë të irrituar, pasi atij nuk iu ofrua një marrëveshje e ngjashme, pavarësisht se dyshja ishin afër moshës.

Ish-kapiteni i Real Madridit, Ramos, është një nga transferimet e profilit të lartë në Parc des Princes këtë verë, teksa skuadra e Ligue 1 kërkon të forcojë shpresat e tyre për një sfidë të suksesshme evropiane,përcjell ORAinfo.

Megjithatë Silva, i cili po hyn në vitin e tij të dytë në Chelsea pas largimit të tij nga PSG në mandatin e kaluar, ka pranuar se ndërsa nuk ka asnjë problem me Ramos, por thirrja e klubit për të nënshkruar me yllin e Spanjës, e ka irrituar paksa.

“Unë nuk kam asgjë kundër Sergio Ramos, por Sergio, në kohën kur i ofruan një kontratë dyvjeçare, ishte në të njëjtën moshë me mua vitin e kaluar,” tha 36-vjeçari për ESPN Brazil.

“Kjo më bëri vërtet të trishtuar. Unë ende nuk kam folur për këtë me askënd, sepse më trishtoi vërtet sepse ndjeva se nuk kisha bërë asgjë për klubin.

“Largimi im është një faqe që me siguri është kthyer, por në të njëjtën kohë mendoj shumë, reflektoj shumë për gjithçka që ka ndodhur. Mendoj se diçka tjetër mund të ishte bërë”, ka përfunduar ylli brazilian./ORAinfo/

Komento: