“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

11:27 | 03 Dhjetor 2023
“ti-rri-ketu”,-vellai-i-liridones-tregon-si-ua-fshehu-naimi-skenarin-e-vertete-te-vrasjes

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë tregoi se çfarë iu kishe thënë pas krimit Naim Murseli, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen, raporton Gazeta Express.

Ai tha se Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha Liridon Ademaj.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjith↨çka për fëmijët”, tha vëllai i saj.

Liridon Ademaj tregoi se si bashkëshorti i saj e la të vritej, pasi e orkestroi vetë gjithë ngjarjen.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thiotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

Komento: