Tifozët e Juventusit e teprojnë, shikoni çfarë i kanë bërë Ronaldos

22:11 | 28 Gusht 2021

Tifozët e Juventusit ‘modifikojnë’ fanellat e Ronaldos, përdorin metoda kreative për të lënë të përdorshme.

Ka disa tifozë të Juventusit që ende veshin fanellat e Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium, por disa prej tyre gjetën një mënyrë kreative për të zëvendësuar emrin e sulmuesit.

Ronaldo u largua nga Torino të premten me Manchester United që njoftoi kthimin e tij në të njëjtën ditë.

Juventusi filloi sot (e shtunë) epokën pas-Ronaldo me ndeshjen e tyre të parë në Serie A të sezonit, kundër Empolit.

Nuk kishte shumë tifozë të Juventusit të veshur me fanellat e Ronaldos për ndeshjen e sotme në Torino, por disa nga ta që i patën, gjetën një mënyrë për t’i bërë të përdorshme fanellat e tyre, pavarësisht largimit të sulmuesit.

Një fotografi që po bëhet virale në mediat sociale tregon dy prej tyre të veshur me fanellat e Ronaldos të Juventusit, por me disa ndryshime shumë të nevojshme.

Njëri ka zëvendësuar emrin e sulmuesit, duke shtuar numrin 3 me një shkrim “Fa caldo”, që përkthehet në “është nxehtë”.

Tjetri përdori disa lojëra fjalësh për të ndryshuar emrin e Ronaldos në “Spavaldo”, që do të thotë “arrogant” ose “mendjemadh”.

Komento: