Tifozët e Manchester United do ta kryqëzojnë Pogban për këtë deklaratë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tifozët e Manchester United do ta kryqëzojnë Pogban për këtë deklaratë

19:41 | 16 Tetor 2021

Pogba: Merituam të humbisnim ndaj Leicesterit.

Manchester United pësoi humbje 4-2 ndaj skuadrës së Leicesterit si mysafir, në kuadër të xhiros së tetë në Premier Ligë.

Manchester United përpos humbjes, ata mbyllën një ecuri fantastike që e kishin prej 29 ndeshjeve radhazi pa humbje në Premier Ligë në trasnfertë, që ishte edhe rekord i kompeticionit, përveçse i klubit.

Pas ndeshjes, ka reaguar Paul Pogba i cili ka qenë mjaft i frustruar duke theksuar se ata e merituan të humbisnin këtë ballafaqim.

“Ne e merituam humbjen”, theksoi fillimisht Pogba.

“Për të qenë i sinqertë, ne kemi pasur lojëra të tilla për një kohë të gjatë. Ne nuk e kemi gjetur problemin, duke pranuar gola të lehtë, gola budallenj. Ne duhet të jemi më të pjekur, të luajmë me më shumë përvojë dhe arrogancë në një mënyrë të mirë. Duhet të gjejmë diçka, duhet të ndryshojmë”, ka shtuar francezi.

“Ne duhet të gjejmë mentalitetin dhe taktikën e duhur. Duhet të zgjidhim problemin”, ka përfunduar Pogba.

Man United tani janë pa fitore në secilën nga tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke hyrë kështu në një mini-krizë të rezultateve, përpara një kalendari tejet të ngjeshur që kanë në vazhdim.

Komento: