Tifozët e Milanit ‘shokojnë’ lojtarët: Kush ka frikë, të mos dalë

21:18 | 06 Maj 2019

Tifozët e Milanit me porosi për lojtarët.

Grupimi ultras i Milanit, Vechia Maniera, përpara fillimit të ndeshjes Milan-Bologna, ka vendosur një banderolë e cila kishte një mesazh të qartë drejtuar futbollistëve dhe duke cituar ish-trajnerin Nereo Roçho: “Kush ka frikë, të mos dalë nga dhomat e zhveshjes!”, transmeto telesport.

Një mesazh ky drejtuar futbollistëve që ende nuk po tregojnë atë grintë dhe atë dëshirë që i karakterizoi disa muaj më parë, kur mbërritën deri në vend të tretë në renditje.

Komento: