Tifozët e quajnë të shëmtuar dhe një dizajn i tmerrshëm fanellën e tretë të Chelseas

21:38 | 02 Gusht 2021

Publikohen pamje nga fanella e tretë e Chelseat – tifozët e quajnë të shëmtuar dhe një dizajn i tmerrshëm

Kanë rrjedhur në internet pamje nga fanella e tretë e Chelseat me të cilat blutë do të luajnë në edicionin 2021/22.

Pas publikimit të fanellës së parë dhe të dytë, para disa ditësh, tani The Blues e kanë në plan të publikojnë edhe atë të tretën.

Mirëpo, derisa disa pamje janë kampuar nga marketi i fanellave të Chelseat, tifozët nuk kishin një reagim aq të mirë.

Sipas disa prej tyre, ato janë të shëmtuara dhe kanë një dizajn të tmerrshëm.

Fanella e tretë e bluve përshkruhet nga një ngjyrë e kaltër e mbyllur, dhe ajo pak më e hapur, por më e shndritshme.

Chelsea’s ‘leaked’ third shirt has been spotted on sale

Markat e vendosura në të përbëhen nga ngjyra e protokollet dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer mbështetëseve të Chelseat.

Skuadra londineze ka në këtë edicion njërat ndër fanellat më të shëmtuara, e që tifozëve nuk u kanë pëlqyer aspak ato.

Komento: