Tjetër sqarim nga familjarët e Luizit

23:35 | 22 Mars 2023

Vjen një tjetër sqarim nga familjarët e Luizit për llogarinë e tij të Instagramit.

Familjarët e Luizit dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit, demantojnë lajmet e rreme

Familjarët e Luiz Ejllit kanë dalur me një tjetër sqarim rreth llogarisë së tij të Instagramit.

Në një postimi që ata kanë bërë së fundmi, kanë sqaruar edhe një herë se llogaria po menaxhohet nga familjarët e këngëtarit shkodran, më konkretisht nga motra e tij, Ina Ejlli.

Tutje, ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.

“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Soklo Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.

Komento: