Tomë Gashi: Vendimi për Haradinajn dhe Gucatin merret javën e ardhshme

20:38 | 26 Shtator 2020

Avokati Tomë Gashi thotë se vendimi për Haradinajn dhe Gucatin merret javën e ardhshme.

Gashi është deklaruar se javën që vjen gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale në Hagë do të vendosë nëse Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të dërgohen në paraburgim.

Ai ka thënë se tani për tani, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gucati, dhe nënkryetari, Haradinaj, janë vetëm të arrestuar.

“Ne Hagë është transferuar dhe javën që vjen do të dal z. Haradinaj dhe z. Gucati para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo. Tani janë vetëm të arrestuar”, është shprehur Gashi për Zërin.

Sot, nëpërmjet një komunikate për media, Specialja ka njoftuar për arsyet e arrestimit të Haradinajt e që ndërlidhen me konferencat për shtyp ku ishin shpërndarë dosjet e rrjedhura të Speciales.

Komento: