
Kongresmeni amerikan për marrëveshjen Vuçiq-Putin: Serbia përfaqësuese e Serbisë, e Kosova mike e palëkundur e SHBA-së.
Kongresisiti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur së fundi në mes Serbisë dhe Rusisë, për furnizim me gaz për tre vitet e ardhshme.
Torres deklaroi se Serbia është përfaqësuese e Serbisë, ndërsa Kosova është mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, shkroi ai.
Të dielën që lamë pas, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkroi marrëveshjen me Rusinë, e që lidhej pikërisht për furnizimin me gaz.
Lidhur me këtë marrëveshje pati reagime të shumta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ata as nuk kanë nevojë të të takohen më, pasi marrëveshjet po i arrijnë përmes telefonave.
“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putin dhe Vuçiq tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putin në Sochi më 25 nëntor 2021”, ka shkruar Kurti.
Kurse presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Serbia po bënë lidhje ekonomike me presidentin rus, Vladimir Putin në kohën e pushtimit të Ukrainës.
“Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani.