Totaj i PDK-së: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

18:22 | 19 Tetor 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, nuk po i kursen kritikat për kryeministrin Hoti.

Këtrë koment e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa flet për shkarkimin e dejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës.
Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e anashkalon nga vendimarrja kryetarin e partisë Isa Mustafën.

“Mustafa është një faktor që Hoti nuk mund ta anashkalojë në vendimmarrje, edhe pse kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej të kishte pavarësi në vendimmarrje e këtë nuk po e shohim”, tha Totaj.

Ndërsa, sa i përket shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Totaj tha “për fat të keq kemi të bëjmë me një histori të ndërhyrjeve politike të LDK-së në ATK”, tha ndër të tjera ai.

Komento: