
Tottenhami i pamëshirshëm ndaj Marine.
Tottenhami nuk ka treguar aspak mëshirë në udhëtim të Marine duke fituar me rezultat të thellë 0 – 5.
Skuadra e Jose Mourinhos siguroi fitoren qysh në pjesën e parë pasi shënoi katër gola, përcjellë lajmi.net.
Carlos Vinicius pas asistimit të bukur të Allis zhbllokoi rezultatin (24′).
I njëjti pas gjashtë minutave dyfishoi shifrat, kurse për golin e tretë u përkujdes Lucas Moura (32′).
Mirëpo, nuk mbaroi me kaq, meqenëse Vinicius shënoi përsëri për të kompletuar het-trikun (37′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë, Mourinho iu besoi dy 16-vjeçarëve Devine dhe Tanganga që i futi në lojë menjëherë në fillim të 45-minutëshit të dytë.
Ky besim u shpërblye nga Devine që shënoi për rezultatin 0 – 5 duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Spurs.
Me këtë fitore, Tottenhami kualifikohet në 1/16 e finales së FA Cup.