Tottenham ‘gjunjëzon’ Manchester Unitedin

19:59 | 04 Tetor 2020

Tottenham i ka dhënë leksione Manchester Unitedit duke shënuar 6 gola në Old Trafford.

Jose Mourinho e ka shkatërruar ish skuadrën, Manchester Unitedin, pasi skuadra e tij Tottenham ka shënuar gjashtë gola midis Old Trafford, për të fituar në fund 6-1.

Sfida nisi me gola, tre gola u shënuan për tetë minuta.

Manchester Unitedi i ka shënuar Tottenhamit i pari ende pa nisur mirë takimi.

Në minutën e dytë, vendasit fituan një penallti të cilën e konkretizoi në gol Bruno Fernandes për 1-0.

Tottenhami i Jose Mourinho reagoi menjëherë, dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht Ndombele shënoi për 1-1 në minutën e 4’, derisa në minutën e tetë Son shënoi për 1-2.

Në minutën e 28’, Man United mbeti me një lojtar më pak në fushë, Anthony Martial u përjashtua me të kuq.

Kjo ia bëri më të lehtë mysafirëve që menjëherë shënuan edhe dy gola për rezultatin e pjesës së parë 4-1.

Realizuan Harry Kane dhe Son.

Në pjesën e dytë, Tottenham nuk tregoi mëshirë dhe shënoi edhe dy herë për ta turpëruar Manchester United, duke ia lëkundur kështu karrigen edhe trajnerit, Ole gunar Solskjaer.

Aurier dhe Kane shënuan në 45 minutat e pjesës së dytë, për rezultatin përfundimtar 6-1.

Komento: