Tottenham, ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit të Juventusit, Dejan Kulusevski, zbulon Sport Mediaset.
Spurs do të donin të nënshkruanin me 21-vjeçarin si huazim në janar, me përfaqësuesin e tij Alessandro Lucci të hapur ndaj mundësisë që ky transferim të arrihet, përcjell ORAinfo.
Arsenali gjithashtu ka qenë i lidhur me Kulusevski, por Juve nuk dëshiron ta lërë atë të largohet me një marrëveshje të përhershme në këtë fazë./ORAinfo/