Tottenham merr vendimin që duhet duartrokitur

22:21 | 23 Dhjetor 2019

Tottenham ka marrë një vendim të madh.

Skuadra e Tottenham Hotspur do të marrë masa radikale për të parandaluar racizmin.

Racizmi është kthyer në një kancer për futbollin viteve të fundit, me Premierligën si një nga kampionatet ku ky fenomen është shumë i shpërfaqur.

Tottenham Hotspur ka vendosur të marrë masa radikale për këtë problem, duke premtuar se tifozëve që shpallen fajtor për racizëm, do t’iu ndalohet hyrja në stadium gjithë jetën, bën të ditur ‘The Sun’.

Spurs do të përdorin kamerat dhe do të lexojnë lëvizjet e buzëve të tifozëve, për të vërtetuar nëse ata kanë përdorur fyerje raciste.

Kjo është një nismë mjaft e mirë në luftën kundër racizmit në futboll.

Komento: