Tottenham mposht Sheffield Unitedin

22:14 | 02 Maj 2021

Shkëlqen Bale me het-trik, Tottenham ‘shkel’ Sheffield Unitedin.

Tottenham ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit.

Spurs fituan me rezultat bindës 4 – 0, ku tre prej tyre u realizuan nga uellsiani Gareth Bale.

Fillimisht, Sergi Aurier harkoi për Bale, që në mënyrën më të mirë të mundshëm e dërgoi topin në portën kundërshtare (36′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Bale realizoi sërish, vetëm që këtë herë asistues ishte Son (61′).

Pas tetë minutave, Aurier sërish gjeti Bale, që kompletoi het-trikun.

Për të vulosur fitore, u përkujdes Son pas asistimit nga Bergëijn (77′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 56 pikë, derisa Sheffield e ka të garantuar rënien nga Premierliga, në vendin e fundit me 17 sosh.

Komento: