Tottenham në bisedime për yllin e Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tottenham në bisedime për yllin e Serie A

15:01 | 15 Shkurt 2019

Tottenham Hotspur nuk ka bërë asnjë transferim në dy afatet kalimtare të fundit

Skuadra londineze po përgatitet që e njëjta gjë të mos i përcjell edhe gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Ata janë takuar me përfaqësuesit e Sampdorias gjatë së mërkurës, dhe po i afrohen një marrëveshje me Joachim Andersen.

‘Calciomercato’ insiston se zëvendës presidenti i Sampdorias, Antonio Romei dhe avokati i klubit Paolo Busardo kanë qenë në Londër, dje, për të përfunduar marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Një marrëveshje e mundshme do të mund t’i kushtonte Spurs rreth 25 milionë euro, por Tottenham do të duhet të luftojnë edhe me Juventus dhe Inter.

Komento: