Tottenhami e Arsenali nisin ‘luftën’ për yllin e Liverpool

17:32 | 31 Mars 2020

Qendërmbrojtësi kroat, Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen, ndërsa ka oferta edhe nga Italia, Spanja, Gjermania e Franca

Lovren do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, shkruan Express.

Qendërmbrojtësi kroat nuk po gjen hapësira në ekipin e Jurgen Kloppit dhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Sipas “Team Talk”, nënkampioni i botës me Kroacinë megjithatë mund të vazhdojë të luajë në Premierligë.

Interesim për veteranin e mbrojtjes kanë shfaqur klubet tjera angleze, Tottenhami dhe Arsenali, i cili e do atë në vend të Shkodran Mustafit.

Gjithashtu, edhe ekipet nga Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca kanë shprehur interesim për përfaqësuesin kroat.

Komento: