Tottenhami përmbys Arsenalin

19:39 | 12 Korrik 2020

Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2:1.

Tottenhami ka marrë tri pikë të arta në luftën për një vend në Europa League.

Të besuarit e Jose Mourinhos kanë arritur ta mposhtin 1-0 Arsenalin e Mikel Artetës për t’u ngjitur në pozitën e tetë në renditje, tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Europa League.

Tottenhami e nisi keq ndeshjen duke pranuar gol në minutat e para të takimit.

Pas 16 minutave lojë, Topçinjtë kaluan në epërsi me golin e Alexandre Lacazette.

Por, 3 minuta më vonë, në atë të 19’, Heung-Min Son shfrytëzoi një gabim të mysafirëve për të realizuar për 1-1, për ta barazuar rezultatin me një gol të bukur.

Derisa me tentime të vazhdueshme, vendasit arritën edhe golin e tri pikëve, në minutën e 81’, Toby Alderëeireld realizoi për 2-1.

Objektivi i Tottenham është Europa League dhe kanë mbetur edhe nëntë pikë deri në fund.

Komento: