Tottenhami synon transferimin e këtij lojtari

13:25 | 25 Korrik 2021

Tottenhami synon transferimin e Martial

Klubi anglez ka shprehur interesim për sulmuesin e Man Utd.

Sipas ‘The Daily Star’, Tottenham po mendon transferimin e Anthony Martial gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se dretjuesit e Hotspurs janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe duket se i kanë vënë syrin futbollistit të Man Utd.

Në anën tjetër “Djajtë e Kuq’ gjithashtu janë të hapur për shitjen e francezit, por po kërkojnë rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kjo shifër duket paksa e lartë për Tottenhaim megjithatë negociatat pritet të vazhdojnë mes dy klubeve me synimin që të arrijnë një marrëveshje.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me United në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe nëntë asistime.

Komento: