Tragjedia në Papa Guinenë e Re, Osmani: Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj

14:11 | 27 Maj 2024
tragjedia-ne-papa-guinene-e-re,-osmani:-kosova-eshte-e-gatshme-te-ofroje-mbeshtetjen-e-saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat në Papa Guinenë e Re si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se gatishmërinë e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit e Papa Guinesë së Re, shkruan Front Online

“Ngushëllime të sinqerta për Guvernatorin e Përgjithshëm Bob Dadae, Qeverinë dhe popullin e Papua Guinesë së Re pas rrëshqitjes tragjike të dheut që ka shkaktuar humbje të jashtëzakonshme jetësh. Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre kohërave zemërthyese për popullin e Papua Guinesë së Re”, shkroi Osmani.

Ndryshe deri me tani nga rrëshqitja e dheut janë varrosur mbi 2,000 njerëz./Front Online/

Komento: