Tragjike: Kufoma e gruas së vrarë, ende para Klinikës së Gjinekologjisë

18:57 | 30 Nëntor 2022

Kufoma e gruas së vrarë, ende para Klinikës së Gjinekologjisë.

Dyshohet se një grua shtatzënë është vrarë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në fotografi shihet që kufoma e viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një mbulesë të bardhë.

T7 raporton se në hyrje të QKUK’së ka patrulla të Policisë, ku po lejohen vetëm hyrjet emergjente.

Komento: