Trajkoviq: Kosova është fituese e padiskutueshme në marrëveshjen e 27 gushtit

20:30 | 28 Gusht 2022

Dje Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme.

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se Kosova është fituese e padiskutueshme në marrëveshjen e 27 gushtit për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, ekipi i Serbisë ka dështuar që ta kushtëzojë marrëveshjen për dokumente me themelimin e Asociaiconit të Komunave Serbe.

“Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Marrëveshja për dokumente është arritur, por jo ende ajo për targa.
Nga bashkësia ndërkombëtare janë shprehur optimist që edhe ajo mund të arrihet

Komento: