Trajneri dhe kapiteni i Dritës: Fitorja ju dedikohet Intelektualëve

22:58 | 17 Shtator 2020

Drita ka shënuar fitore 0:2 ndaj Sileks FC.

Trajneri i Dritës së Gjilanit është shprehur tepër i lumtur pas kualifikimit në rrethin e tretë të Europa Ligës te Dritës.

Nuhiu ka thënë se ai është shumë i lumtur për fitore dhe se sonte ka bërë gjithçka të mundshme që të kalojë në rrethin e tretë të Europa Ligës.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohur për ekipin por lojtarët ishin ata që e kryen punën. Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët e morën vetën dhe arritëm një rezultat që e deshëm. I urojë futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ia dedikojmë tifozëve tanë, Intelektualëve”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Për kapitenin dhe golashënuesin në këtë ndeshje, Ardian Limani, ndeshja ishte mjaftë e vështirë.

“Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, kishim vështirësi në pjesën e parë dhe nuk arrinim të dalim në lojën tonë. Mendoj që në pjesën e dytë e dominuam takimin dhe për këtë jam shumë i lumtur. Trajneri na kishte treguar çdo detaj për ekipin kundërshtar dhe e kishim me të lehtë çasjen në këtë ndeshje, andaj mendoj që ky ishte çëlesi i suksesit tonë”, tha Limani.

Drita pas kësaj ndeshje do të udhëtojë për në Varshavë ku do të takohet me kampionin e Polonisë, Legia.

Komento: