Trajneri e lë në stol, Cavani afër marrëveshjes me Atleticon

15:43 | 18 Janar 2020

Cavani edhe më afër Atleticos.

Cavani nuk është ftuar për ndeshjen që PSG do ta zhvillojë me Lorient.

Edinson Cavani është gjithnjë e më afër Atletico Madridit.

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të ftohet për ndeshjen me Lorient, transmeton Express.

Kjo i ka hapur rrugë lojtarit që të largohet nga PSG dhe të transferohet te Atletico e Diego Simeones.

Komento: