Trajneri i Liverpoolit jep dritën e gjelbër për transferimin e yllit të madh

22:07 | 17 Korrik 2020

Jurgen Klopp jep dritën e gjelbër për transferimin e yllit spanjoll.

Liverpooli do të tentojë transferimin e Thiago Alcantara

Alcantara nuk ka arritur një marrëveshje të re me Bayern Munich për vazhdimin e kontratës dhe kështu ai këtë verë pritet të largohet nga Allianz Arena.

Mesfushori spanjoll mund ta vazhdojë karrierë në Anfield, te Liverpooli, që është njëri nga klubet e interesuara.

Sipas raportimeve të fundit Jurgen Klopp ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij dhe tani i mbetet klubit të Liverpoolit që të negociojë me Bayernin.

Ndryshe, për Alcantaran përveç Liverpoolit është i interesuar edhe Manchester United.

Komento: