Trajneri i njohur i prekur me koronavirus, vjen lajmi i fundit për gjendjen e tij

22:04 | 30 Mars 2020

Trajneri i njohur është prekur me koronavirus, por duket se luftën ndaj këtij virusi po e fiton.

Trajneri turk, Fatih Terim, po fiton garën me koronavirusin.

Fatih Terim, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Galatasaray, ishte në mesin e të konfirmuarve me virusin famëkeq.

Por, lajme më të mira vijnë sot lidhur me 66-vjeçarin, i cili ka lënë ambientet e spitalit pasi situata e tij shëndetësore është përmirësuar.

Mediat raportojnë se Terim do ta vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi, deri sa të pastrohet krejtësisht nga Covid-19.

Komento: