Trajneri i njohur këshillon Shaqirin që të largohet nga Liverpool

11:25 | 24 Shtator 2020

Hitzfeld këshillon Shaqirin që të largohet nga Liverpool.

Xherdan Shaqiri duhet të largohet nga Liverpool.

Kështu ka deklaruar ish trajneri i njohur, Ottmar Hitzfeld, që ka këshilluar Shaqirin që të largohet nga ‘Anfield Road’.

Hitzfeld, duke folur për mediet zvicerane, ka thënë se Shaqiri do të ketë të vështirë të gjejë hapësira në këtë formacion të Liverpoolit, përcjell lajmi net.

Sipas Hitzfeldit, Shaqiri do ta ketë të vështirë ta bindë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për shkak të konkurrencës së fortë që e ka në ekip.

Shaqiri sezonin e kaluar ka pasur vetëm 263 minuta lojë, por edhe është hendikepuar shumë nga lëndimet e shpeshta.

Xherdan Shaqiri te Liverpool është transferuar nga Stoke City.

Komento: