Trajneri i PSG-së thotë se ndeshja ndaj Cityt do të jetë më vështirë se ndaj Bayernit

16:44 | 27 Prill 2021

Pochettino ka thënë se ndaj Cityt do të jetë më vështirë se ndaj Bayernit.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Maurizio Pochettino ka folur në konferencën për media para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ai e vlerësoi lart ekipin e Guardiolas, teksa tha se do të jetë më vështirë sesa ndaj Bayern Munichut.

“Të them të drejtën, nesër do të jetë më vështirë sesa kundër Bayernit”, ka thënë Pochettino.

Paris Saint-Germain e eliminoi Bayernin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes PSG-së dhe Manchester Cityt luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Parc des Princes”.

Komento: