Trajneri i ri i Barcelonës gjen përforcimin e parë

08:32 | 14 Janar 2020

Nuk humb kohë, Setien gjen përforcimin e parë te Barcelona.

Quique Setien e ka gati përforcimin e parë si trajner i Barcelonës.

Quique Setien është emëruar trajner i ri i Barcelonës. Dhe, strategu i ri duket se tashmë e ka në mendje përforcimin e parë te klubi katalan.

“Mundo Deportivo” shkruan se Setien pëlqen shumë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, transmeton lajmi.

Setien e kishte pranuar pëlqimin e tij për Ruizin edhe gjatë një interviste në vitin e kaluar kur ishte trajner i Real Betisit.

Ylli i Napolit ishte objektiv i Barcelonës edhe me trajnerin Ernesto Valverde, i shkarkuar të hënën duke u zëvendësuar nga Setien.

Komento: