Trajneri i Spanjës është izoluar, më orë të tëra po e studion Italinë

22:07 | 04 Korrik 2021

Luis Enrique është izoluar, më orë të tëra po e studion Italinë.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është duke punuar shumë për ndeshjen e tij më të madhe kundër Italisë në gjysmëfinale të Euro 2020. “Ne do të përgatitemi sa më mirë që mundemi”.

Spanjë-Itali do të jetë një ndeshje titanësh të martën në Ëembley derisa ato do të luftojnë për ta siguruar një vend në finale ku do të luajnë kundër fituesit të çiftit Danimarkë-Angli.

Luis Enrique nuk është duke i lënë asgjë rastësisë dhe është ulur me orë të tëra duke e studiuar skuadrën e Roberto Mancinit. Këtë ai e ka treguar me anë të një cicërime në Tëitter, ku trajneri ka postuar një foto ku shihet duke e analizuar fitoren e Azurrëve kundër Belgjikës me rezultat 2-1.

“Ne po përgatitemi sa më mirë që mundemi”, ka shkruar ai në Tëitter. Spanja mposhti Kroacinë dhe Zvicrën për të arritur në gjysmë finale derisa Italia mposhti Austrinë dhe Belgjikën për të arritur në të njëjtën fazë.

Komento: