Trajneri zvicëran i jep një ‘goditje’ shumë të rëndë Xherdan Shaqirit

18:24 | 02 Korrik 2020

Trajneri zvicëran i ka dhënë një ‘goditje’ shumë të rëndë Xherdan Shaqirit.

Akuza të rëndë në drejtim të Xherdan Shaqirit nga trajneri zviceran, Arno Rossini, transmeton Insporti.

Xherdan Shaqiri ka luajtur për top klube evropiane pas largimit të tij nga Baseli, duke fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin dhe Liverpoolin, por Rossini mendon se ai nuk është kampion.

“Xherdan Shaqiri nuk është lojtar kampion” – tha ish trajneri i Sionit.

“Ne nuk mund të themi se është vrejtur puna e tij në top klubet në të cilat ka luajtur”.

“Në Basel ishte protagonist po jo edhe në Bayern apo Liverpool”.

“Nuk besoj se pas 10 viteve dikush do të jetë në gjendje të kujtoj se Shaqiri ka luajtur për ato ekipe” – mbylli ai.

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një sezon të vështirë me Liverpoolin për shkak të lëndimeve, ku është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat.

Komento: