Tranferi i ri i Juventusit jep premtimin e madh

09:17 | 03 Janar 2020

Kulusevski premton se do të jap gjithçka për Juventusin.

Transferimi i ri i Juventusit, Dejan Kulusevski, nuk “kam menduar dy herë” për shkuarjen te ‘Zonja e Vjetër’.

Ai kompletoi trasnferimin te Juve të enjten për një shumë 35 milionë euro plus bonuse, derisa pasi nënshkroi kontratë, do të kthehet në formë huazimi ku ishte, te Parma.

“Jam shumë i lumtur, 2020 s’ka mundur të fillojë më mirë”, u shpreh ai.

“Është dita më e rëndësishme për mua, shokët, familjen dhe të gjithë që kanë punuar me mua”.

“S’kam menduar dy herë kur kam pranuar ofertën, mund t’i them tifozëve të Juves se do të jap maksimumin kur të arrijë në korrik, do të japë gjithcka për këtë fanellë”.

Komento: